Aktualitet

Incidenti në QSUT, mësohet si është gjendja e të lënduarve

Incidenti në QSUT, mësohet si është gjendja e të

Pacietja e moshuar që u dëmtua bashkë me stafin mjekësor në QSUT pas rënies së ashensorit ndodhet në gjendje të rëndë. Mediat raportojnë se 80-vjeçarja ka marrë dëmtime të mëdha në kokë, ndërsa punonjësi i QSUT-së që e shoqëronte ka krisje në të dyja këmbët.

E moshuara po shoqërohejpër të bërë skaner në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur ka ndodhur aksidentit.

Dy të dëmtuarit si edhe një infermiere e QSUT-së mbetën të bllokuar në gropën e ashensorit për disa minuta deri sa erdhën forcat zjarrfikëse duke mundësuar nxjerrjen e tyre.

Njoftimi i QSUT

Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.
Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.

Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.

Ndërkaq tekniku i mirëmbajtjes është shoqëruar në polici për t`u marrë në pyetje.