Aktualitet

Infektimi i familjes, trauma e mëparshme e mjekimi! Psikiatrja: Disa nga arsyet që mund të kenë çuar 29-vjeçarin drejt vetëvrasjes

Infektimi i familjes, trauma e mëparshme e mjekimi! Psikiatrja: Disa nga

Lajmi për 29-vjeçarin me Covid që ndërmori aktin ekstrem, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatorimit, tronditi ditën e sotme opinionin publik. Nga ana tjetër, mjekja psikiatre, Arjana Rreli, shprehet se një rast i tillë nxjerr në pah mungesën e trajtimit nga ana psikologjike e pacientëve të shtruar që trajtohen për Covid në spital.

Hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje vazhdojnë, ndërsa psikiatrja Rreli thekson disa nga arsyet që mund të kenë ndikuar tek i riu Xhino Koça, për t’i dhënë fund jetës.

“Janë të infektuar të gjithë si familje dhe stresi mund të ketë qenë i lartë s’e kanë jetuar të gjithë me sëmundjen e njëri-tjetrit. Janë banorë të Durrësit që ka qenë një qytet e prekura nga tërmeti dhe la pasoja ekomomike dhe emocionale.

Këto vlerësohen si stresor të mundshëm që bashkangjitur ambientit spitalor, ku dihet që tensioni është tepër i lartë, mund të ketë ndikuar përjetimi i dhimbjes emocionale, varet sa jemi të ndjeshëm rreth atyre që kemi përqark.

Një arsye është mjekimi me antiviral, që ka efekt anësor siç është komprometimi i çështjes emocionale dhe humorit. Një boshllëk emocional mund të jetë mungesa e të afërmve”, tha Rreli për “Abc News”.

Mjekja tregon rëndësinë e pranisë së psikologëve apo psikiatërve në ambientet e spitaleve ku po mjekohen të sëmurët me Covid:

“Mjekët kanë prioritet jetën, ky person duhet të jetë i mbrojtur nga ana shëndetësore, por është lënë mënjanë shëndeti mendor, jo me dëshirën e askujt. Tregon masat që duhet të marrë një staf mjekësorë. Imagjino kur t’i i vë vigonin sytë e atij presin t’i flasësh diçka për gjendjen e tij. Nuk e bën dot këtë një staf mjekësor për shkak të mungesës së kohës”.