Infektimi nuk ndodh vetëm me një përshëndetje! Mjeku Pipero tregon kohën që i duhet virusit për të kaluar tek ju

Shtatë prej infektuarve janë në gjendje më të rëndë, njoftoi sot Pëllumb Pipero, mjek infeksionit në QSUT. Ai sqaroi se për gjendjen të shtuarve mund të flitet vetëm 8-9 ditë pas shtrimit.
“Tani që flasim janë 23 veta të konfirmuar, janë 7 pacientë të shtruar, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë. Nuk kanë nevojë për oksigjeno-terapi apo intubim. Disa prej tyre i mbajmë me oksigjeno-terapi, por kanë prekje të polmoneve. Ne e konsiderojmë serioze sepse eksperienca ne Kinë ne mjekët mund të flasim për ta pas ditës 8 ose 9. Për 8-9 ditë jemi më të frikësuar ne sesa ata. Përpiqemi ti mbajëm në parametra optimalë organet vitale. Dhe mos harroni ne jemi në fillim. Situata është shqetësuese. Mbrapa tyre që janë konfirmuar, fshihen 15 herë më shumë raste të tjera. Ajo që nuk njohim është shumë më e madhe nga ajo që njohim. Prandaj e krahasojmë me një ajsberg”, tha Pipero në emisionin “Opinion”.
Infektimi ndodh pas një kontakti prej 15 minutash
"Nuk është vdekjeprurës nëse përpiqemi maksimalisht të parandalojmë kontaktin me të. Ata janë shumë më pak të rrezikshëm, maksimumi mund të na rrezikojë ne. Të infektohesh nuk është gabim, as mëkat, kjo ndodhi. Ky virus nuk transmetohet përmes ajrit, ky shpërndahet përmes spërklave. Nëse ne mbajmë një distancë mbi një metër dhe nuk ekspozohemi gjatë. Mos harrojmë që ekspozimi duhet të jetë minimumi 15 minuta që të infektohesh. Jo e përshëndete dhe u infektove. Por, kjo nuk do të thotë që të rrimë 14 minuta e të ikim, duhet të rrimë sa më shumë brenda".