Aktualitet

Infektohen 4 fëmijë me COVID-19, por nuk kanë asnjë simptomë

Infektohen 4 fëmijë me COVID-19, por nuk kanë asnjë

Eugena Tomini nga Task Forca bëri përditësimin e shifrave të 24 orëve të fundit dhe sqaroi se mes 174 të prekurve janë 4 të mitur, por fatmirësisht në gjendje të mirë shënderësore.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitivë, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Tomini.

Ndërkohë që ka shkuar në 174, numri i personave të prekur në Shqipëri nga COVID-19.