Aktualitet

Infektohen 5 punonjës të Hemodializës në QSUT, mjeku apel pacientëve

Infektohen 5 punonjës të Hemodializës në QSUT, mjeku apel

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës tek “Nënë Tereza” janë infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga mjeku i shërbimit Ahmet Duraku për ‘News24’, i cili thotë se pritet që të bëhet një hetim epidemiologjik për ngjarjen.

Ndërkohë ai nuk e përjashton mundësinë e përhapjes së virusit nga stafi mjekësor tek pacientët, por për ta vërtetuar këtë duhet që të gjithë të shtruarit dhe bluzat e bardha t’i nënshtrohen testit.

Ai u bën apel pacientëve që të mos shtrohen asnjëherë në spital pa kryer më parë testin për COVID-19.

Nga shpallja e pandemisë në vend, janë raportuar se 8 punonjës të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë, kanë humbur jetën nga Covid.