Aktualitet

Infektohen 6 anëtarë të dy familjeve në Fier

Infektohen 6 anëtarë të dy familjeve në Fier

Sot u konfirmuan në gjithë vendin 108 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 6 në qytetin e Fierit.

Mësohet se dy prej këtyre rasteve janë familjarë të të infektuarve në Kuman të Bashkisë së Roskovecit, ndërsa katër të tjerë janë anëtarë të një tjetër familje në Mbrostar Ferko, me mbiemrin Perri. Familjarët kanë treguar se sot kanë humbur edhe një anëtar nga virusi.

Epidemiologët po hetojnë e gjurmojnë rastet në Fier, ndërsa mësohet se disa personave me të cilët kanë kontaktuar anëtarët e dy familjeve janë futur në karantinë.