Aktualitet

Infektohen 4 pacientë të Spitalit psikiatrik të Elbasanit! Njëri sillet me urgjencë në Tiranë

Infektohen 4 pacientë të Spitalit psikiatrik të Elbasanit!

Katër pacientë që trajtoheshin në spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinçi” janë infektuar me COVID.

Mësohet se pacientët ishin të shtruar prej vitesh në këtë spital, ndërsa raportohet se një prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës.

Ndërkohë është karantinuar i gjithë stafi mjekësor dhe i kujdestarëve, deri në mbërritjen e rezultateve tamponit.

Infektimi me koronavirus ka ardhur nga jashtë spitalit prej stafit, për shkak se të sëmurët prej vitesh nuk dilnin nga rrethimi i spitalit.

Numri i stafit të karantinuar është rreth 25 persona.