Aktualitet

Infektohet anëtari i 'Urdhrit të Farmacistëve': Mbyllen zyrat

Infektohet anëtari i 'Urdhrit të Farmacistëve': Mbyllen

Një prej anëtarëve të Stafit të Urdhrit të Farmacistëve është infektuar me koronavirus dhe frika e përhapjes së infeksionit ka bërë që të mbyllen zyrat. Lajmin e bëri me dije vetë UFSH përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ku thuhet se pritet që anëtarët e tjerë të stafit të kryejnë testimin e gjithashtu. Ndërkaq, puna do të vijojë por shërbimet, ato të mundshmet do të kryhen online.

Njoftimin e plotë e lexoni si më poshtë:

Të nderuar kolegë,

Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.

Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!

Infektohet anëtari i 'Urdhrit të Farmacistëve': Mbyllen

Infektohet anëtari i 'Urdhrit të Farmacistëve': Mbyllen

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9