Aktualitet

Infektohet me Covid-19 një pedagoge e Fakultetit Ekonomik në Elbasan

Infektohet me Covid-19 një pedagoge e Fakultetit Ekonomik në Elbasan

Një pedagoge e Fakultetit Ekonomik në qytetin e Elbasanit ka rezultuar positive ndaj Covid-19.

Mësohet se pasi ka rezultuar positive, pedagogia është vetëkarantinuar në banesën e saj. Ndërkaq edhe disa pedagogë, të cilët kanë qenë pjesë e këtij Fakulteti dhe kanë pasur kontakt me të, janë vetëkarantinuar.

Covid-19 duket se po risjell një valë të dytë në gjithë botën dhe shumë vende kanë ndërmarrë masa strikte.

Ndërkaq, vetëm një ditë më parë në vendin tonë rezultuan 108 raste të reja të infektuar me virusin SARSCOV2 dhe humbën jetën 2 qytetarë.