Aktualitet

Infektohet me Covid doktor Pipero. Ishte ndër të parët që bëri vaksinën

Infektohet me Covid doktor Pipero. Ishte ndër të parët që

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus. Doktor Pipero aktualisht ndodhet në shtëpi ku po kujdeset për shëndetin tij. Sipas mediave televizive, Pipero ka thënë se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë. Ai bëri dje tamponin pasi përjetoi simptoma të virusit dhe rezultati doli pozitiv ndaj virusit Sars-Cov-2. 

Infektohet me Covid doktor Pipero. Ishte ndër të parët që

Doktor Pipero ishte ndër të parët që u vaksinuan, pasi nisi procesi i vaksinimit në Shqipëri, me datë 11 janar. 

Kanë kalaur dy javë e 1 ditë nga vaksinimi i Piperos. Ekspertët në botë kanë deklaruar që vaksina jep efekt imuniteti kryesisht pas dozës së dytë të vaksinës. Pipero u vaksinua pas doktoreshë Najada Çomos e cila ishte e para dhe pas kryeministrit Edi Rama. 

*Tiranapost.al.