Aktualitet

Infektohen me Covid dy policë në Tiranë, 17 të karantinuar në të gjithë vendin

Infektohen me Covid dy policë në Tiranë, 17 të karantinuar

Dy efektivë në Tiranë janë prekur nga Covid-19, ndërsa shtatë të tjerë në kryeqytet janë karantinuar. Numri në total i punonjësve të policisë të karantinuar në të gjithë vendin është 17, 6 janë izoluar në Elbasan, 3 në Korçë dhe një në Berat.

Sipas dyshimeve, efektivët e Rendit janë infektuar gjatë punës në terren. Një prej të prekurve ndodhet tek Infektivi, ndërsa i është bërë testi edhe kolegëve e familjarëve me të cilët kanë pasur kontakt.

Virusin ata dyshohet ta kenë marrë gjatë punës së tyre në terren. Një prej të prekurve ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv. Autoritetet shëndetësore u kanë bërë tamponët edhe kolegëve e disa prej familjarëve të tyre, me të cilët efektivët e prekur nga virusi kanë pasur kontakte ditët e fundit.

Në në hyrje të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës funksionon tuneli dezinfektues, ndërsa nuk lejohet hyrja pa maskë.