Aktualitet

Infektohet me Covid një studente e Politeknikut: Provimet do të bëhen online

Infektohet me Covid një studente e Politeknikut: Provimet do të

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës do t’i zhvillojnë provimet online. Vendimi u mor nga rektori Andrea Maliqari, pasi u raportua se një studente e këtij universiteti dyshohet se është prekur nga Covid-19.

Rektori ka njoftuar studentët se provimet do të zhvillohen online, ndërsa mediat raportojnë se ai ka bërë me dije se studentja që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve.

“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja beri një provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, citon ‘BalkanWeb’ rektorin.