Aktualitet

Infektohet me koronavirus mjeku kirurg në Berat: Niset me Urgjencë për tek Infektivi

Infektohet me koronavirus mjeku kirurg në Berat: Niset me Urgjencë

Një mjek kirurg 40 vjeç nga qyteti i Beratit, E.Q është nisur me urgjencë për në Spitalin e Infektivit pasi rezultoi i infektuar me koronavirus. Pas përjetimit të simptomave të Covid-19, ai bëri tamponin dhe rezultoi pozitiv.  Fatkeqësisht gjendja e tij është përkqësuar për shkak se vuan edhe nga diabeti.

Mësohet se i gjithë stafi mjekësor në Berat do të bëjë tamponin, ndërsa familjarët e kirurgut janë karantinuar në shtëpi.

Pas konfirmimit të infektimit të mjekut, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë ku do kryhet dezinfektimi.