Aktualitet

Infektohet me koronavirus një mjek tek Urgjenca e Traumës

Infektohet me koronavirus një mjek tek Urgjenca e Traumës

Një mjek tek Shërbimi i Urgjencës në Spitalin e Traumës është infektuar me koronavirus. Lajmin e bën me dije News 24 që tregon se para mjekut rezultoi një infermier i infektuar. Nuk bëhet me dije ende kush është mjeku dhe infermieri infektuar, por kjo ngre alarmin për shkak të kontaktit të vazhdueshëm që ka personeli mjekësor me vizitorët dhe pacientët tek Trauma. 

Ndërkaq. stafi mjekësor tek Urgjenca e traumës kërkojnë që të bëhet tamponim i gjerë. 

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)
Testime totale 30696
Testime molekulare 26686
Testime serologjike 4010
Raste pozitive 3106
Raste të shëruara 1791
Raste Aktive 1232
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12