Aktualitet

Itali/ Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit pacientit që vdiq nga Covid. Si u zbulua nga familjarët?

Itali/ Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit pacientit që

Një infermier shqiptar 41-vjeçar në Itali u arrestua nga policia pasi akuzohet se i ka vjedhur kartën e bankomatit pacientit që humbi jetën nga Covid.

Infermieri me banim në Boltiere u arrestua bashkë me të dashurën e tij 21-vjeçare.

Media italiane “Il Messaggero” shkruan se, me ndihmën e të dashurës së tij ai vodhi portofolin e burrit të moshuar të prekur nga virusi, duke shkuar aq larg sa të shpenzonte një shumë prej 6000 euro me kartën e tij të kreditit.

Ngjarja ndodhi në 13 mars, gjendja e pacientit 66-vjeçar me koronavirus u rëndua në 16 mars, ndërsa në 18 prill ai ndërroi jetë në kujdesin intensiv.

Familjarët e viktimës vunë re veprime të pazakonta në llogarinë e të ndjerit dhe bënë denoncim në poli. Hetimet identifikuan autorët dhe në momentin kur mbërritën efektivët për të arrestuar infermierin, ky i fundit u përpoq të arratisej.

"Një histori e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm", e komentoi komandanti i policisë lokale, Arcangelo Di Nardo.