Aktualitet

Infermierja preket nga Covid, mbyllet një nga repartet e Spitalit të Elbasanit

Infermierja preket nga Covid, mbyllet një nga repartet e Spitalit të

Covid ka depërtuar edhe në stafin mjekësor në Elbasan.

Sipas ‘Report TV’, kanë rezultuar pozitiv 4 persona, një prej tyre infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Infermierja ka shfaqur simptomat disa ditë më parë. Stafi i repartit të gjinekologjisë është vetëkarantinuar, për këtë arsye është mbyllur përkohësisht.