Aktualitet

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore: Homoseksualët meritojnë familje! Zbulohet urdhri për rregullat anti-Covid me hapjen e Universiteteve

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

Papa Françesku e thotë për herë të parë publikisht se ç'mendon për homoseksualët dhe ja çfarë propozon për ta.

Papa Françesku propozon për herë të parë bashkimin civil të personave me të njëjtën gjini, duke thënë se meritojnë të krijojnë familje: ‘Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të ketë familje. Ata janë fëmijë të Zotit! Askush nuk duhet të përjashtohet. Ajo që duhet të bëjmë është një ligj i bashkimit civil: Në këtë mënyrë ata do jenë të siguruar dhe të njohur ligjërisht’ (Lexo të plotë këtu.)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

Publikohet rregullorja për mësimin në universitet: Ndryshim orari dhe masat për situatat kur dalin studentë e pedagogë të infektuar

Mësimi për studentët nis më 2 nëntor dhe senati i Universitetit të Tiranës ka miratuar sot një rregullore për mënyrën sesi do të zhvillohen leksionet dhe seminaret gjatë vitit akademik 2020-2021. (Lexo të plotë këtu)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

Rama tha se opozita do dalë më keq se në 2017-n. Basha i përgjigjet: Kam 2 vjet që kërkoj zgjedhje të parakohshme

Pasi kryeministri tha se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel atëherë mazhoranca do të dilte më mirë se në 2017-n, kryeopozitari Basha i përgjigjet se prej dy vitesh kërkon zgjedhje të parakohshme. (Lexo të plotë këtu)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

Tuneli i Llogarasë do të jetë me pagesë!

Punimet për tunelin e Llogarasë do të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa në përfundim të tij përkshrimi i këtij aksi do të bëhet me pagesë. (Lexo të plotë këtu)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

-Reagon sërish Rama për situatën në Ballsh: Keqardhje për refuzimin, pa u ndalur greva nuk do të nisë asnjë bashkëbisedim.

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje grevistëve të dalin nga greva dhe të nisin bisedimet për çështjen e pagave të prapambetura nga kompania që administron Rafinerinë e Ballshit. Por pas refuzimit të grevistëve, Rama ka postuar mesazhin në Twitter ku thotë se pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! (Lexo të plotë këtu)

“Tym i bardhë” për futbollin shqiptar, Fidel Ylli jep lajmin e mirë

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli thotë se pas negociatave me Ligën Profesioniste, qeveria shqiptare është shumë pranë arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila në thelb synon të rikthejë klubet në fushën e blertë. (Lexo të plotë këtu)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

Media kosovare zbulon kompaninë që iu transferuan 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit të Kosovës.

Një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik. (Lexo të plotë këtu)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore:

Gazetari Endri Xhafo tregon se si të këput nga lekët trajtimi që nga analizat e deri tek infermieri në shtëpi

Nga Instagrami, Xhafo thotë se një kuti Favipiravir 200mg me 40 tableta, të cilin e quan ilaçi çudibërës i Fuji, shitet 300€ me mik, një skaner në privat kushton 50 mijë lekë, kurse një infermier i Infektivit për 1 seancë mjekimi intravenoz në shtëpi kërkon 4-5 mijë lekë të reja ndërkohë që duhen 10 seanca. (Lexo të plotë këtu)

Papa Françesku bën lajm në të gjitha mediat botërore: