Aktualitet

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit, kufizimi i ri që propozohet, replikat Meta-Rama dhe mesazhi për Bashën

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Editori Jearta Çaushi: Disa nga lajmet e ditës të përmbledhura për ditën e sotme:

Pandemia dhe propozimi i ri i Piperos

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Bashkë me numrin e testimeve është rritur sërish numri i të infektuarve nga Covid, ku nga 1413 testime në 24 orët e fundit u konfirmuan të infektuar 295 persona. Ndërsa tre pacientë të prekur nga Covid, humbën betejën me virusin: një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. (Linku ketu)

Sipas mjekut popullor Pëllumb Pipero situata është e pritshme dhe jo alarmante, por nga ana tjetër paralajmëroi se në të ardhmen parashikohen që të merren masa të tjera kufizuese si: vendosja e një orari të caktuar për lokalet e natës. Por mbyllja mund të mendohet për qytete të vogla. (Linku ketu)

Shëndeti

OBSH thirrje shqiptarëve: Kujdes kripën

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Organizata Botërore në Shqipëri i bëri sot thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës. Përmes një statusi në faqen e “Facebook” OBSH në Shqipëri shkroi se përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit dhe shumë më pak për fëmijët. (Linku ketu)

Politikë

Replikat Meta-Rama dhe një mesazh për Bashën

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Presidenti Meta është çdo ditë kryefjalë e debatit online apo në studio e media, por sot lajm ishte një mesazh për Bashën edhe pse zyra për shtyp, u përpoq ta justifikonte dhe hidhte poshtë.

Në konferencën për shtyp një gazetare pyet presidentin nisur nga një deklaratë e Bashës.  Përgjigjja e tij ishte e tillë:

“Atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë”.

Pra ishte për zotin Basha. Në Tiranapost është edhe video dhe mund ta shikoni duke klikuar këtu. Basha s’e ka komentuar këtë. Por zëra nga PD thanë se ishte adresuar për të.

Publikisht doli edhe Astrit Patozi dhe tha që presidenti është i acaruar me Bashën (Kliko këtu).

Por më pas Tedi Blushi bëri statusin në Facebook, duke u tërhequr nga deklarata, e duke thënë se Presidenti e kishte me Ramën.

Ndërkohë sherri me replika mes Presidencës dhe kryeministrit Rama vijoi për statusin e Metës edhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Debati nisi nga kjo deklaratë e kreut të shtetit:

“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Dhe në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Dhe të duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por edhe të çdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës”.

Epitetet: buburrec trendi, pampers, luftë, komandant; tregojnë gjuhën tejet të rëndë dhe të vrazhdë në komunikimin president-kryeministër. Më agresiv u shfaq Presidenti Meta përmes zëdhënësit të tij: "Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!"

Përgjigjja e vetme e Ramës ishte:

"Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!". (Linku i artikullit ketu)

Aktualitet

Nga nesër kufizohet hyrja për në Tiranë

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Drejtuesit e automjeteve nga nesër të përdorin Rrugën e Ndroqit ose Rrugën e Elbasanit, në rastet kur duan të vijnë për në Tiranë. Ky propozim vjen pasi deri në katër muajt e ardhshëm segmenti rrugor në Unazën e Re pranë rreth rrotullimit të “Shqiponjës” do të ketë një trafik të rënduar, për shkak të nisjes së fazës së tretë të punimeve. (Linku Ketu)

Naftëtarët i përgjigjen Ramës

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur sot thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë grevën duke thënë se ai është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar dhe gjetur një zgjidhje. Ata janë shprehur se nuk do të ndërpresin grevën e urisë deri sa të firmosen dokumenti dhe të zgjidhet halli i tyre. (Linku ketu)

Ministri i Jashtëm grek nesër në Tiranë 

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të udhëtojë nesër drejt Shqipërisë, për bisedime me krerë të politikës në vend. Bisedimet pritet të përqendrohen në çështjet bilaterale dhe evropiane, perspektivat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor. (Linku ketu)

Bota

Trump ofendon doktor Faucin, por s'e shkarkon dot

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me një gjuhë të rëndë kundër kryevirologut kryesor Anthony Fauci duke e quajtur katastrofë dhe idiot. Komentet i ka bërë gjatë pas një bisede telefonike me stafin e fushatës kundër Biden, ku ka thënë se 'njerëzit janë lodhur nga Covid'. Por presidenti dha shpjegime se pse nuk e ka pushuar ende nga puna doktor Faucin si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pavarësisht nga pakënaqësia e tij me të. (Linku ketu)

Brigitte Macron futet në izolim!

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, është futur në izolim, pasi është një rast-kontakt me një të infektuar me koronavirus. Aktualisht nuk ka simptoma, por mediat franceze shkruajnë se Zonja Macron, 67 vjeçe do duhet të qëndrojë në izolim për një javë sipas protokollit. Me gjasë ajo do ti nënshtrohet testit të Covid, presidenti Macron gjithashtu, duke qenë se jetojnë në të njëjtën shtëpi. (Linku Ketu)

Showbiz

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë

Informohu shpejt e shkurt me lajmet e ditës sot! Të infektuarit,

Pak orë pas lindjes moderatorja Arbana Osmani, e cila sot u bë sot nënë për herë të dytë, reagon me një postim për djalin e sapoardhur në jetë. “Nje Diell i vogel na shndriti sot. Faleminderit per te gjitha bekimet tuaja, Ju dua”, shkruan Arbana në një foto bardhezi ku shfaqen duart e familjes, të sapolindurit me djalin Jon dhe të Eduart Grishajt. (Linku ketu)