Aktualitet

Interpelanca për Divjakën, Kumbaro: Tarifa 50 lekë vetëm për vizitorët, banorët nuk paguajnë

Interpelanca për Divjakën, Kumbaro: Tarifa 50 lekë vetëm

Në interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike për çështjen e biletarisë elektronike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se banorët nuk do paguajnë tarifën prej 50 lekësh të vendosur për vizitorët.

“Kjo monedhë 50 lekëshe është arsyeja e kësaj interpelance urgjente. Është ky çmimi i biletës individuale për të hyrë në çdo Park Kombëtar apo Natyror të pajisur me infrastrukturë të dedikuar për vizitorët. Nëse hyn me makinë me 5 veta, çmimi bëhet 150 lekë, pra 30 lekë për person. Dhe ky çmim ulet akoma më shumë sa më shumë vizitorë të hyjnë. Këtu nuk bëhet fjalë të paguajnë as punonjësit që punojnë në subjektet private, apo peshkatarët dhe as banorët e zonës! E kemi deklaruar që ditën e parë këtë! Ia kemi bërë të qartë Bashkisë, subjekteve dhe po e përsëris, nuk bëhet fjalë të paguajnë as punonjësit që punojnë në subjektet private apo peshkatarët dhe as banorët e zones” u shpreh ajo.

Interpelanca për Divjakën, Kumbaro: Tarifa 50 lekë vetëm

Kumbaro ka përmendur edhe bazën ligjore të këtij vendimi: “Është vendimi i Këshillit të Ministrave 1156 i datës 24 dhjetor 2020: Kjo VKM ka dalë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të Ligjit 81 të vitit 2017 “Për zonat e mbrojtura” neni 57 i të cilit kur flet për “Burimet e financimit dhe administrimit të zonave të mbrojtura”.