Aktualitet

Inxhinieri i pyjeve ndërron jetë nga Covid: Ishte infektuar para disa ditësh

Inxhinieri i pyjeve ndërron jetë nga Covid: Ishte infektuar para disa

Inxhinieri i njohur i pyjeve, Ferdin Liçaj, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Janë miqtë e të ndjerit që kanë dhënë lajmin duke shprehur ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale.

Sipas një prej miqve të tij Ferdin Liçaj ishte prekur nga koronavirusi para disa ditësh dhe nuk mundi të mbijetojë.

Inxhinieri i pyjeve ndërron jetë nga Covid: Ishte infektuar para disa
Ferdin Liçaj në të djathtë

“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit te tmerrshem qe e preku perpara disa ditesh. Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaketuar nje boshllek te madh shpirteror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe teper njerzor. Ai ishte nje ekspert i talentuar dhe me aftesi te rralla ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve. Projektet e tij te shumta ne kete fushe jane modele teper profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçant. Une kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetem si i aferm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumeaneshme. Sa shume kam mesuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e perjeteshme. Zoti u kujdeste per kete shpirt te bukur dhe i rezervofte vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin”, shkruan Xhafer Meçe një nga miqtë e inxhinierit.

Inxhinieri i pyjeve ndërron jetë nga Covid: Ishte infektuar para disa