Aktualitet

Ish-ambasadori Tarifa: Edhe në Hagë u shemb Teatri dhe u bë i ri!

Ish-ambasadori Tarifa: Edhe në Hagë u shemb Teatri dhe u bë i ri!

Fatos Tarifa, ish-ambasador foli në emisionin "Arena" për debatin e ditëve të fundit të shkaktuar nga shembja e Teatrit Kombëtar. 

“Teatri nuk është ndërtesa, po shpirti estetik që na dha. Ne u rritëm me këtë Teatër. Unë nuk e di nëse rekuizita e Teatrit u shkatërrua. Për mua zhvillimi është i pandashëm.

Na Hagë 2 vite më parë u shemb ndërtesa e vjetër e Teatrit me një vendim të Këshillit Bashkiak u ndërtua një teatër i ri. Jam dakord për një Teatër të ri, ku ndërtesa luan të njëjtin funksion. Gjithmonë ka zhvillim. Qendra e Hagës është bërë si New York. Unë jam kundër atyre që thonë se do ngremë kulla, këto janë ndërtesa moderne. Nuk jam kundër ndërtimit të kullave”, u shpreh Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe sociolog.