Aktualitet

Ish deputeti i PD thotë se situata me virusin në Elbasan është katastrofike: Gjithë personeli të infektuar

Ish deputeti i PD thotë se situata me virusin në Elbasan

Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një status në Facebook ku thotë se situata me koronavirusin në qytetin e Elbasanit është katastrofike. Sipas tij pothuaj i gjithë personeli i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor janë të infektuar dhe se për to nuk ka as karantinë, as teste për kontaktet e tyre.

Ja çfarë shkruan ai:

Ish deputeti i PD thotë se situata me virusin në Elbasan

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.
Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.
Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.
Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.
Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.
Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.
Rama e Manastirliu flasin nga kullat e... detit.
Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.

Pritet nëse ministria e Shëndetësisë do të ketë reagim për deklaratën e Boçit.

Sipas shifrave zyrtare nga Ministria, Elbasani ka 45 raste aktive, të infektuar me koronavirus. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29