Aktualitet

Ish-deputetja e LSI-së në protestë: Nuk vij për politikë, por si e re dhe qytetare

Ish-deputetja e LSI-së në protestë: Nuk vij për

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi po merr pjesë në protestën e sotme që ka nisur në formë marshimi më të qetë se në protestat e 4 ditëve të kaluara. Ajo tha se nuk ndodhet për politikë, po si një e re dhe qytetare.

Për News 24 ajo tha:

’Unë jam moshatare me të. Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti.’

*Tiranapost.al.