Ish-edukatori në Australi pranon të ketë kryer 307 abuzime seksuale ndaj fëmijëve
Ashley Paul Griffith, një ish-edukator kopshti pranoi se kishte kryer 307 vepra seksuale ndaj dhjetëra fëmijëve gjatë periudhës midis 2007 dhe 2022, kur ai punonte në institucionet e fëmijëve në Brisbane, në Australi.
46-vjeçari Griffith, u deklarua fajtor për të gjitha akuzat në një seancë të mbajtur në Gjykatën e Qarkut të Queensland.
Akuzat përfshijnë 190 akuza për trajtim të paligjshëm dhe të pahijshëm të një fëmije nën moshën 12 vjeç gjatë punës në një institucion për fëmijë, 28 akuza për përdhunim, 67 akuza për prodhimin e materialit për shfrytëzimin e fëmijëve, dhe një akuzë për shpërndarje materiali për shfrytëzimin e fëmijëve.
Kur u pyet nga gjyqtari nëse ai kishte ndonjë gjë për të thënë, Griffith u përgjigj shkurt “jo” dhe tundi me kokë.