Ish-zv.ministrja: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje
E Premte 24 Mars 2023, 19:59
TiranaPost
Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea në një intervistë për Euroneës Albania u shpreh se perceptimi i anglezëve të zakonshëm për shqiptarët nuk është ai që paraqitet rëndom në media.
“Kam bërë doktoraturë në Britani dhe kam jetuar gjatë aty, e njoh e deri diku mentalitetin britanik, kanë disa karakteristika të veçanta.
Nëse takon njerëz të zakonshëm, s’e gjen këtë lloj gjuhe ndaj mendoj se është çështje perceptimi i një klase të caktuar”, u shpreh Gjebrea.