Aktualitet

Ishin bllokur në Kanionin e Gjipesë! 3 turistët e rinj shpëtohen nga Policia në Himarë

Ishin bllokur në Kanionin e Gjipesë! 3 turistët e rinj

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Komisioriatit Himarë u kanë ardhur mbrëmjen e djeshme në ndihmë tre turistëve të cilët ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë.

Sipas raportit të Policisë, tre të rinjtë ishin duke eksploruar territorimn rreth Kanionit, por për shkak të vështirëve që paraqet terreni, ata janë bllokuar dhe e kanë pasur të pamundur daljen. Në tentativë për t’u larguar njëri prej turistëve është lënduar.

Pasi u njoftuan për ngjarjen forcat e rendit janë vënë menjëherë në kërkim të të rinjve, të cilët janë lokalizuar rreth një orë më pas. Nxjerrja e tre të rinjve 21, 18 dhe 15 vjeç respektivisht është bërë e mundur pas disa minutash, ndërkohë që i riu i lënduar është dërguar menjëherë në spital për vëmendje mjekësore të specializuar dhe raportohet se dëmtimi nuk është serioz.

Tiranapost.al