Aktualitet

ISHP jep njoftimin me rëndësi për nënat e reja që janë infektuar me Covid

ISHP jep njoftimin me rëndësi për nënat e reja që

Nënat që janë të prekur nga Covid mund ta ushqejnë fëmijën e tyre me gji. Instituti i Shëndetit Publik thotë se nuk është konfirmuar se koronavirusi mund të kalojë nga nëna tek foshnja përmes qumështit të gjirit. Ndërsa duhet që të tregohet kujdes duke mbajtur maskën.

Postimi i plotë:

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.

Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:

Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli

Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben

Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe

Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura