Aktualitet

ISHP, sinjale për praninë e variantit Omicron në Shqipëri, testet nisen jashtë për konfirmim

ISHP, sinjale për praninë e variantit Omicron në Shqipëri,

Mutacioni i ri i Covidit Omicron mund të ketë mbërritur edhe në vendin tonë. Ekspertët e ISHP-së kanë sinjale nga labotatorët për praninë e këtij varianti të ri.

Mostrat e dyshuara janë marrë në persona të infektuar që kanë pasur histori udhëtimi apo kontakte me individë që janë kthyer nga shtete ku është konfirmuar varianti Omicron.

Iris Hasibra, përgjegjësja e laboratorit të Virologjisë ka treguar për A2CNN se testet e dyshuara janë dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani për konfirmimin ose jo të variantit Omicron.

Kujtojmë se varianti Omicron është konfirmuar në mbi 38 shtete të botës. Gjithashtu prania e tij është konfirmuar zyrtarisht në vendet fqinje, në Itali dhe Greqi. Ekspertët shohin me shqetësim bashkëqarkullimin e Deltës dhe variantit Omicron për shkak se mbivendosja e tyre mund të krijojë mutacione më të rrezikshme.

Tiranapost.al