Aktualitet

Ishte ciklon ai në mëngjes? Meteorologia: Verës i erdhi fundi, si do jetë moti deri në mbyllje të shtatorit

Ishte ciklon ai në mëngjes? Meteorologia: Verës i erdhi fundi, si

Orët e para të mëngjesit nisën me reshje të dendura të shiut dhe me vetëtima, por orët në vijim ishin me diell, por që nuk do zgjasin shumë. Reshje shiu parashikohen në orët e pasdites dhe ditëve të mbetura të muajit. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani bën parashikimin për ditët në vijim dhe se si do mbyllet muaji: Verës i erdhi fundi, thotë ajo.

Mos ishte ciklon ai i mëngjesit? 

Nuk ishte ciklon, ishin rrebeshe shiu të shoqëruar me ministuhi lokale ere, u ndje si ciklon por ishte situatë normale për muajin shtator. Duhet të kemi prezencë të shpeshtë të rrebesheve të shiut në këto ditë vjeshte. Situata do vijojë, sërish pasdite do ketë vranësira dhe rrebeshe shiu, situata do vijojë deri nesër paradite me prezencë të dukshme të reshjeve, do ketë përmirësim të motit të enjten dhe të premten gjatë ditës por do jetë e përkohshme. Më shumë do kemi vranësisra dhe rrebeshe shiu në zonat malore. Te premten në darke dhe të shtunën në mëngjes do kemi sistem të dendur vranësirash me reshje dhe intensive, Fundjava është me shi shoqëruar me erë të fortë, me 55-60 km/h duke krijuar dhe dallgëzim me 5-6 ballë.

Kjo situata do vijojë deri në mbylljen e shtatorit. Ditët e fundit të muajit do kenë vranësira dhe reshje dhe normalisht rënie temperaturash. Mbyllja e muajit shtator do ketë rënie akoma më të ndjeshme me 7-8 gradë në zonat malore dhe maksimumi me temperatura 24-25. Verës i erdhi fundi,edhe pse zyrtarisht i kishte ardhur me 1 shtator. /Meteoalb