Aktualitet

Ishte dërguar për kurim në Turqi. Covid i merr jetën ish kryebashkiakut të Elbasanit

Ishte dërguar për kurim në Turqi. Covid i merr jetën ish

Pas ish ministrit socialist Marko Bello, një tjetër figurë publike politike ka humbur sot betejën me koronavirusin. Mësohet se Engjëll Dakli, 66 vjeç ishte infektuar para disa ditësh, ndërsa ishte dërguar për tu kuruar në Turqi për shkak të gjendjes së përkeqësuar. Por nuk arriti dot ta mposhte sëmundjen e rëndë. Dakli ka drejtuar bashkinë e Elbasanit gjatë mandatit 1996-2000 dhe ka qenë dhe ministri demokrat i Punës, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik në vitet 1994-1996.

Në rrjetet sociale janë postuar mesazhe të ndjera për largimin e tij nga jeta:

LAJM I FUNDIT: Ndërron jetë ministri demokrat Engjëll Dakli

Me hidhërim të thellë njoftojm miqtë tane se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit R.I.P. !

Ishte dërguar për kurim në Turqi. Covid i merr jetën ish