Aktualitet

Ishte në intubim prej disa ditësh, ndërron jetë nga Covid përgjegjësi i Rrugores në Shkodër

Ishte në intubim prej disa ditësh, ndërron jetë nga Covid

Ndërron jetë disa ditë pasi u infektua nga Covid, Safet Morina, efektivi i uniformave blu në Policinë e Shkodrës.

Ai ndodhej i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin. Nuk dihet nëse efektivi vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e kanë bërë me dije, miqtë dhe të afërmit, përmes postimeve në rrjete sociale.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

Ishte në intubim prej disa ditësh, ndërron jetë nga Covid