Aktualitet

Ishte në plazh me shokët, 13- vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital

Ishte në plazh me shokët, 13- vjeçari dërgohet pa shenja

Një 13 vjeçar nga Saranda ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Sarandës. Ngjarja mbetet mister pasi nuk dihet se çfarë ka ndodhur me 13 vjeçarin me incialet D.M.

Mediat shkruajnë se mbrëmë ai ishte me shokët e tij në plazhin Shpella në Lukovë ku kaluan edhe natën. Ndërsa mëngjesin e sotëm shokët e kanë thirrur po ai nuk ka reaguar. Menjëherë pas kësaj ata kanë njoftuar ambulancën e cila e ka dërguar në spitalin e Sarandës, por të pajetë.

Në trupin e tij nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë. Polia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa priten përgjigjet nga ekspertiza mjeko-ligjore.