Aktualitet

Ishte parkuar në garazhin e një pallati, shpërthehet me eksploziv makina në Tiranë

Ishte parkuar në garazhin e një pallati, shpërthehet me eksploziv

Një automjet ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse në zonën e Freskut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë dhe sipas policisë mjeti ishte parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N.

Dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.