Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, Abedin Oruçi i nxjerr armën efektivëve në momentin e ndalimit

Ishte shpallur në kërkim, Abedin Oruçi i nxjerr armën

Policia e Kukësit ka ndaluar sot ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, por ky i fundit ka bërë rezistencë dhe më pas ka i ka nxjerrë armën dhe ka plagosur 5 efektivë.

Abedin Oruçi ishte shpallur në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës”.

Oruçi po ashtu ka një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Kukësit, gjithashtu ka edhe një masë sigurie “detyrim paraqitje” ku është akuzuar për “armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i Prokurorisë Kukës:
Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Mësohet se po punohet për kapjen e shtetasit.