Aktualitet

Iu dha masë disiplinore në burgun e Drenovës, gjykata e Korçës shfuqizon vendimin për ndëshkimin e Zani Caushit

Iu dha masë disiplinore në burgun e Drenovës, gjykata e

Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore të Zani Caushit, ish-kreut të bandës së Vlorës.

Mësohet se seanca gjyqësore është zhvilluar më datë 13.10.2020 dhe është pranuar kërkesa dhe shfuqizuar masa disiplinore dhënë ndaj të dënuarit Zani Çaushi me vendimin e këshillit disiplinor të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Korçë.

Masa disiplinore është marrë në datën 03.04.2020, ndërsa nuk bëhet e ditur për çfarë është marrë kjo masë.

Nga ana tjetër Zani Çaushi është në pritje edhe të një seance tjetër për llogaritjen e ditëve të paraburgimit.