Aktualitet

Iu gjetën 31 mijë euro në bagazhe në Rinas, procedohen 2 persona të ardhur nga jashtë

Iu gjetën 31 mijë euro në bagazhe në Rinas, procedohen 2

Dy persona që kanë tentuar të kalojnë një shumë parash të padeklaruara janë proceduar penalisht, ndërsa paratë janë sekuestruar.

Gjatë kontrollit të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, u gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Po ashtu një tjetër shtetasi G. Q, banues në Austri, iu gjetën në çantën e shpinës 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.

M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.