Aktualitet

Iu refuzua kërkesa për azil, turku Selami Simsek padit institucionet shqiptare

Iu refuzua kërkesa për azil, turku Selami Simsek padit institucionet

Shtetasi turk Selami Simsek, i cilësuar si gylenist dhe pjesmarrës në grushtin e shtetit të nodhur 4 vite më parë në Turqi, ka paditur institucionet shqiptare në gjykatë për mosdhënien e statusit azilant politik.

Ministria e Brendshme i refuzoi Simsek kërkesën për azil dhe ka kryer një vit burg për falsifikim pasaporte. Ai kërkon të mos dëbohet në Turqi, por të marrë statusin e azilantit. Aktualisht Simsek është liruar nga burgu pasi e ka shlyer dënimin dhe po mbahet në kampin e refugjatëve në Kareç të Vorës.

Simsek ka depozituar padinë sot duke kërkuar statusin e azilantit politik të cilin Shqipëria ia ka refuzuar. Shtetasi turk u arrestua më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë.

Ai konsiderohet nga qeveria turke si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016.