Aktualitet

Iva Tiço pasi kalon Covid: Me mendtë që kam sot mund të kisha shmangur shumë nga gjërat që kam bërë javët e fundit

Iva Tiço pasi kalon Covid: Me mendtë që kam sot mund të

Covid-19 është tema më e prekshme gjatë kësaj periudhe dhe shumë personazhe po rrëfejnë eksperiencat e tyre lidhur me mënyrën se si e kanë kaluar apo po e kalojnë virusin. Një prej tyre është edhe Iva Tiço. Përmes një postimi në rrjetet sociale Tiço shkruan për atë ç’ka ka kaluar dhe jep disa këshilla për të gjithë ata që nuk janë prekur nga ky virus. “Me mendtë që kam sot, do kisha shmangur shumë prej gjërave që kam bërë gjatë javëve të fundit”, shkruan ndër të tjera Tiço, teksa thekson se për mjekimin nuk duhet të dëgjoni askënd tjetër veç mjekut.

Postimi i plotë:

Me ne fund, neser mund te dal. E quaj veten me fat qe nuk isha pjese e rasteve te renda, por nuk mund te them se ishte dhe aq e lehte. Sot, dita e 14, zyrtarisht quhem e sheruar por akoma nuk e di se kur mund t’i kthehem jetes dhe aktiviteve normale (nuk di se kur mund te behem serish si ne kete foto).
Jam me shpirt me te gjithe ju qe po e kaloni, me shume prej jush kam shkruar keto dite ne inbox dhe kemi numeruar ditet bashke. Lus Zotin ta kaloni sa me lehte!
Per ju te tjeret qe nuk e keni kaluar akoma, nuk ia vlen te thoni “lum ti e hoqe qafe, per ta kaluar kemi te gjithe...”. Nuk kemi pse e kalojme te gjithe, s’dua t’ju tremb por nuk eshte grip i thjeshte, te lodh shume me shume, te rendon shume me shume, psikologjikisht eshte sa 100 semundje bashke. Ndaj beni si te beni, dhe izolohuni sa me shume. Une mendoj qe kam qene goxha e kujdeshme, por ndoshta kam takuar me shume njerez sesa duhet. Me mendte qe kam sot, do kisha shmangur shume prej gjerave qe kam bere gjate javeve te fundit.
Dhe e fundit, qe me vjen keq qe do ta perseris sepse nuk e kuptoj se pse vazhdoni te insistoni ne inbox me pyetje: pyesni mjekun e familjes per mjekimin. Mos lexoni as Iven dhe asnje njeri te njohur ne rrjet, as portalet dhe mos ua vini veshin emisioneve. Pervec cajit me dafine, lule bliri, xhinxher dhe mjalte, mos lejoni askend t’ju thote cfare te pini e cfare te beni. Nuk eshte as boje flokesh, as recete keku, qe punemadhe po nuk funksionoi se e bejme prape nga e para... Mos beni panik, rrini ne shtepi, flisni vetem me mjekun dhe gjithcka do te shkoje mire!
Faleminderit shume per cdo mesazh motivues dhe le te kthejme faqe e dashte Zoti te jemi sa me shpejt ‘normale’ #christmasiscoming