Aktualitet

Ja si u transformua vendepozitimi i mbetjeve në Gjirokastër, Kumbaro: I japim fund një plage 30-vjeçare

Ja si u transformua vendepozitimi i mbetjeve në Gjirokastër, Kumbaro:

Tre muaj pas fillimit të punimeve për rehabilitimin e vendepozitimit të mbetjeve në Gjirokastër, projekti ka përfunduar duke siguruar respektimin e standardeve dhe kushteve mjedisore në trajtimin e mbetjeve. E pranishme në inagurimin e këtij vendepozitimi mbi tridhjetë vjeçar në Gjirokastër ka qenë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ambasadori gjerman Peter Zingraf, kryebashkiaku Flamur Golemi dhe përfaqësues të GIZ Albania.

Ja si u transformua vendepozitimi i mbetjeve në Gjirokastër, Kumbaro:

“Për 30 vjet ishte kthyer në një plagë të llahtarshme e cila vetëm me Gjirokastrën nuk mund të kishte lidhje. Sado që të përmirësojmë gjithë procesin e mbledhjes së mbetjeve në qytet apo në fshatra dhe të vijojmë me punën që ka nisur në gjithë Shqipërinë në kuadër të Planit të Pastrimit Kombëtar ku çdo ditë pastrohet dhe nuk mbaron, sepse po përballemi me dekada mosmenaxhim, vjen një moment që edhe pika fundore kërkon kushtet e veta sanitare. Këtu përfundojnë të gjitha ato që mbledhim. Është një bashkëpunim shumë i suksesshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Ambasadën Gjermane dhe GIZ”, tha Kumbaro.

Ja si u transformua vendepozitimi i mbetjeve në Gjirokastër, Kumbaro:

Kumbaro njoftoi edhe synimet për të shkuar drejt modelit të ndarjes së mbetjeve në burim dhe riciklimit, si mënyra e vetme për të ulur volumin e mbetjeve.

Ja si u transformua vendepozitimi i mbetjeve në Gjirokastër, Kumbaro:

Ja si u transformua vendepozitimi i mbetjeve në Gjirokastër, Kumbaro:

“Asnjë investim nuk është i mjaftueshëm, por ato që kanë vlerë janë modelet. Si modeli i kompostimit, për trajtimin e mbetjeve të gjelbra, ashtu si ricklimi që sjell edhe të ardhura për bashkinë, e deri te pikat fundore me standarde. Ky është një shpëtim i madh për Gjirokastrën dhe një punë shumë e mirë. Tani kemi një tjetër element, shoqëria, qytetarët që duhet të na ndihmojnë shumë në mënyrën se si i mbledhin mbetjet. Sfida do të jetë ndarja në burim dhe riciklimi”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Puna për rehabilitimin e vendepozitimit të Gërhotit nisi në mars, me qëllim krijimin e një baze të sistemuar dhe hapësirës së nevojshme për depozitimin e mbetjeve. Tubat e grumbullimit të shllamit sigurojnë grumbullimin dhe trajtimin e tij me metoda natyrore. Në këtë mënyrë ulet ndotja në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore përreth vendepozitimit, shmanget shkarkimi i gazrave serë, i përhapjes të qeseve dhe ambalazheve të tjera në zonat përreth.