Aktualitet

Jam krenar që më në fund do bëj diçka për kombin tim! Behgjet Pacolli do ndërtojë Aeroportin e Vlorës

Jam krenar që më në fund do bëj diçka për kombin

Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kompania që do ngrejë aeroportin e tretë në Shqipëri pas Rinasit dhe Aeroportit të Kukësit, i përket biznesmenit dhe politikanit të Kosovës Behgjet Pacolli. Në takimin e nënshkrimit të marrëveshjes Behgjet Pacolli tha se ndihet krenar që një investim të tillë po e bën në një vend që e do: E ku më rëndon koka.

Ndërsa kryeministri Rama tha se është për të bërë libër për pengesat që dilnin deri në finalizimin e marrëveshjes që i hapin rrugë fillimit nga puna.

Behgjet Pacolli: Duhet te jem krenar unë që një investim i tillë ndodh në një vend që dua e ku më rëndon koka. Jam krenar që këtë e bëj për popullin e Kombin tim. Jam krenar që këtë punë e bëj me njerëzit të cilët kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për ndërtimin e Shqipërisë moderne dhe evropiane. Ne do t`ia dalim dhe nuk mbetet asgjë tjetër veçse të fillojmë punën që t`i shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër për arsye se koha e implementimit të projekteve të tilla është faktori kryesor.

Edi Rama: Është moment më i rëndësishëm se vaksina, se më jep mundësinë të buzëqesh pas një pritje aq të gjatë, dhe pengesave të shumta. Në momente të caktuara fillova t`i them Belindës që nuk ka mundësi ka një mallkim me këtë projekt se sa ikte një problem, dilte një tjetër. Është për të bërë libër për historinë që erdhëm deri këtu. Behgjeti fitoi garën.

Më herët, Behgjet Pacolli nga Facebook ka treguar detaje nga ndërtimi i Aeroportit.

Behgjet Pacolli:

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.

Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.
Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe.

Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.

Jam krenar që më në fund do bëj diçka për kombin

*Tiranapost.al.