Aktualitet

Jam në shtëpi dhe kam një problem! Ku mund t’i shkruani kryeministrit

Jam në shtëpi dhe kam një problem! Ku mund t’i shkruani

Të gjithë ata që kanë një problem, shëndetësor, familjar, ekonomik apo për të lëvizur mund t’i drejtohen kryeministrit apo ministrave, përmes platformës www.shqiperiaqeduam.al. Sapo të hapni portalin do të shfaqet kjo tabelë ku mund të shkruani problemin që keni.

Postimi i plotë:

Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve.

Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al.

Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I love you.

Jam në shtëpi dhe kam një problem! Ku mund t’i shkruani