Aktualitet

Jamarbër Malltezi lirohet nga burgu. GJKKO cakton masën 'Arrest shtëpie'

Jamarbër Malltezi lirohet nga burgu. GJKKO cakton masën 'Arrest

GJKKO ka liruar nga burgu Jamarbër Malltezin dhe ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

Ky fakt u bë i ditur nga avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Dhëndri i Berishës, Malltezi ishte në burg për çështjen “Partizani”, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv.

Për të njëjtën çështje ndaj Berishës u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.