Aktualitet

Janë 8 vatra aktive në Tiranë!

Janë 8 vatra aktive në Tiranë!

50% e rasteve aktive sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndodhen në Tiranë. E ftuar në emisionin “Real Story”, ministrja tha se epidemia nuk ka kaluar, dhe rastet do të vazhdojnë të shfaqen pavarësisht se kemi një situatë epidemiologjike që mund të konsiderohet e qëndrueshme.

“Dy ditët e fundit ka patur rritje të numrit të rasteve. 72 orët janë shoqëruar me dy humbje jete, që tregon se rreziku potencialisht është këtu. Të dhënat tregojnë që ne do përballemi me raste të reja. 50% e rasteve aktive pozitive janë në Tiranë. Kemi rreth 8 vatra aktive në kryeqytet, kryesisht vatra familjare”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se relaksimi i masave nuk do të thotë relaksim të sjelljes, dhe se duhet të vazhdohet të ruhet higjiena personale dhe distancimi fizik.