Aktualitet

Janë gati 5 spitale rajonale! Mira Rakacolli tregon skenarin nëse rritet numri i të shtruarve me Covid

Janë gati 5 spitale rajonale! Mira Rakacolli tregon skenarin nëse

Pesë spitale rajonale janë gati sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend dhe tejmbushjes së kapaciteteve në 4 spitalet Covid në Tiranë. Rakacolli nuk dha detaje se spitalet në cilat qytete janë përzgjedhur për t’u kthyer në Covid.

"Ne duam t’i shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet. Di të hyjnë në fuqi edhe rajonalët. Është ai skenar që kemi thënë disa herë dhe duam t’i shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet tona. 5 spitale rajonale hyjnë nëse mbushet COVID4  janë skenarë të shkruara të paraqitura që më përpara janë në formë librash të botuara. Në total kemi deklaruar se kemi rreth 1600 shtretër në funksion të dedikuar për COVID ,nëse do ketë nevojë kemi disa rezerva dhe do t’i vëmë në funksion", tha ajo në ‘Report TV’.

Deri më tani për të gjithë vendin janë vënë në dispozicion vetëm tre spitale Covid, dy tek QSUT-ja dhe Sanatoriumi.