Aktualitet

Je me shumë vonesë! Qytetari i bën kritikën ‘live’ Bashës, kreu i PD-së e pranon

Je me shumë vonesë! Qytetari i bën kritikën

Një qytetar i bëri 'live' një kritikë kreut të PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit të këtij të fundit me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit. Kryefamiljari Parruku, në fshatin Kameras, i cili prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar nga tërmeti, i tha liderit demokrat që është shumë me vonesë për shqetësimet e popullit.  

Biseda me qytetarin:

Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë...

Basha: Të lutem...

Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më përpara në popull...

Basha: Kam qenë. Herën e fundit kam qenë në mars, pastaj filloi pandemia...

Qytetari: Je me shumë vonesë për shumë gjëra. Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty më afër me popullin.

Basha: E pranoj. Kam qenë në mars, por me ardhjen e pandemisë u bë pak më e vështirë ato muaj që të dilej, por ngjarjet i kam ndjekur dhe vazhdoj t’i ndjek.