Aktualitet

Jemi në situatë serioze, rrini në shtëpi. Qeveria të bëjë një akt normativ që të ndëshkojë këdo që nuk respekton udhëzimet

Jemi  në situatë serioze, rrini në shtëpi. Qeveria të

Mjeku epidemiolog Pëllumb Pipero propozon për qeverinë që të ndërmerret një akt normativ, ku të ndëshkohet çdo person që thyen rregullat dhe nuk zbaton masat, një formë ndëshkimi për të parandaluar përhapjen në masë të koronavirusit. Ai tha se Italia mori masa ekstreme, por i mori me vonesë.

Duke sqaruar se një i nfektuar mund të infektojë dy tre të tjerë sipas algoritmeve, Pipero nga studioja e ABC News tha:

Dua të rikonfirmoj asnjë nga ne nuk është i mbrojtur, ky virus ka kapur moshat e vjetra, aty ka bërë dëmet më të mëdha, por të infektuar ka pasur nga të gjitha moshat.

Ju lutem jua them si një ekspert shumëvjeçar që duhet të qëndrojmë në shtëpi.

Qeveria ndoshta duhet të marrë masë drastike me një akt normativ duke dënuar në mënyrë shembullore atë që del nga shtëpia kur nuk ka arsye.

Mendoni se ka ardhur momenti për izolim?

Nga eksperienca që kam pasur, është virusi me shumë të panjohura, do thoja që janë masa drastike, për këtë virus kërkoj të them që jemi në kohë, jam marrë shumë masa sot nga qeveria, masa të tjera mund të merren në vijim. Mendoj se sot ose nesër është koha optimale për të marrë masat që mori Italia me vonesë, jo në nivelin drastik por për të detyruar çdo qytetar që nuk ka arsye të forta të dalë jashtë të rrijë në shtëpinë e tij, ndoshta shumë aktivitete, shërbime publike mund të kufizohen, po kështu duhet të veprojnë dhe organizatat institucionet private, është momenti për të bërë maksimumin e mundshëm në kufizimin e kontakteve.

-Keni firkë zoti Pipero

Normalisht që kam frikë, kam 37 vjet në këtë punë kemi kaluar shumë epidemi, secila ka pasur dëmet e saj dnamikën e saj, kjo është toitalisht e re, është gjunjëzuar Italia, Kina, Amerika po merr përmasa të tjera, Gjermania mund të marrë nesër masa. Është i lartë numri i të vdekurve dhe i të infektuarve, por nuk duhet të fusim panik, por të admnistrojmë frikën brenda vetes, duke e zvoglëuar. Eshtë kaq e lehtë të kufizosh.

Udhëzimet:

Ju lutem kufizoni lëvizjet

Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni

Evitoni kontaktet me njerëz

Mos shkoni në vende të populluara

Kafene

Restorante

Të ndryshojmë të përditshmen tonë për tu mbrojtur nga një armik I panjohur që mund të na rrezikojë të gjithëve