Aktualitet

Jemi përgatitur për katër skenarë! Meta tregon shqetësimin që do të diskutohet nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Jemi përgatitur për katër skenarë! Meta tregon

Shqipëria ka përgatitur katër skenarë për mënyrën sesi do të luftohet koronavirusi në varësi të përhapjes së tij. Presidenti Meta u pyet në emisionin "Përballë", nga gazetari Lutfi Dervishi: “A kemi ne shenjat që jemi të përgatitur për skenarin më të keq?”.

Meta u përgjigj: "Janë katër skenarë dhe në varësi me secilin ecuri të kësaj pandemie në nivel ndërkombëtar, por edhe në nivelin tonë lokal apo kombëtar, do të përshkallëzohen masat dhe do të merren masa të reja nëse do të jetë e nevojshme dhe e domosdoshme".

Jemi përgatitur për katër skenarë! Meta tregon

I pyetur lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që është parashikuar të mbahet nesër online, pjesë e së cilës do të jetë edhe kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha, Meta tregoi se një nga problemet kryesore që do të diskutohet është edhe riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë.

“Është bërë një punë në këtë drejtim në identifikimin e të gjithë qytetarëve, të cilët nuk kanë patur mundësi për arsye të bllokimit të transportit apo të fluturimeve për t’u rikthyer në vend. Sigurisht që kjo është një çështje e rëndësishme edhe e mbledhjes së nesërme, për të vlerësuar situatën se ku jemi dhe cilat janë hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim”, tha Meta.