Aktualitet

Jemi të vetëdijshëm për të metat tona, por nëse zgjedhjet bëhen nesër ju them se ata dalin më keq se në 2017-n

Jemi të vetëdijshëm për të metat tona, por nëse

Kryeministri Rama u pyet në një konferencë për mediat nëse investimet që planifikohen të nisin këtë vit apo në 2021-shin kanë lidhje me fushatën elektorale, për të cilën u përgjigj se projektimet kanë nisur prej vitesh. Ai tha se kjo kohë është dashur për analizat dhe projektimet, ndërsa u shpreh se qeveria e tij është e vetëdijshme për të metat, por shqiptarët sipas tij nëse do të votonin këtë të dielën, votën do t’ua jepte sërish PS-së.

Deklarata e Ramës:

Projektet për të cilat flasim s’janë asfalt elektoral siç bëheshin në të shkuarën, por javë vepra kur nisin projektimet, jo kur fillojnë gërmimet. Dhe për këto vepra projektimet kanë nisur prej shumë kohësh. Nëse sot themi që në 28 tetor do të dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot-Fier, për këtë aks është bërë studim dhe është punuar me intensitet të lart. Jemi në përmbushje të objektivave të mandatit. Nuk është mungesë modestie por fakt, s’kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm për sa shumë gjëra ka akoma për të bërë, për sa probleme ka akoma qeverisja, jemi të vetëdijshëm për të metat tona. Por kemi mirëkuptim e arsyeshëm të shumicës së shqiptarëve. Nëse zgjedhjet bëhen të dielën ne dalim më mirë dhe ata më keq se në 2017-n. Shpejtësia na ka marrë në qafë në kohë. S’njoh një projekt nga ato që u deklaruan rrugët e mrekullisë shqiptare, që ne nuk e kemi rikonceptuar qoftë, plotësisht apo pjesërisht.