Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i KQZ-së, Klement Zguri

Jep dorëheqjen kreu i KQZ-së, Klement Zguri

Klement Zguri, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti, një muaj para mbarimit të mandatit. Shkresa për dorëheqje i është dorëzuar Kuvendit.

Ndërkohë që pas disa javësh Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re. Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Më parë ai ishte anëtar i KQZ-së prej 23 vitesh.

Ai nuk ka kandiduar për asnjë nga pozicionet e krijuara nga riformatimi i institucioneve të reja zgjedhore, të lindura nga marrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës jashtë Parlamentit.