Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Policisë së shteti, Muhamet Rrumbullaku

Jep dorëheqjen kreu i Policisë së shteti, Muhamet Rrumbullaku

Ka dhënë dorëheqjen kreu i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku e mbante këtë detyrë prej dy vitesh.

Aktualisht, detyrat e tij i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga deri në përfundimin e garës për të zgjedhur kreun e ri të Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë sot në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve. Në mbledhje pritet të jetë edhe Rrumbullaku, ndonëse tashmë e ka dorëzuar dorëheqjen.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut, drejtorëve vendorë. Këto pozicione, sipas ligjit të ri, do të përzgjidhen me komisione.

Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, pas shkarkimit të Gledis Nanos.